DO E BËNTE MADHËSHTORE/ Ja pse u anulua dasma e Adelina Tahirit – AlpeGossip
DO E BËNTE MADHËSHTORE/ Ja pse u anulua dasma e Adelina Tahirit

DO E BËNTE MADHËSHTORE/ Ja pse u anulua dasma e Adelina Tahirit

Vetëm pak kohë pasi u zbulua lidhja e saj me avokatin Serjozha Markov, u përfol se Adelina Tahiri do të bënte dasmë. Madje u zbuluan edhe detaje nga dasma e cila pritej të ishte madhështore, me qindra të ftuar, ndër ta edhe VIP-a. Mirëpo dasma nuk u bë dhe e ftuar dje në “Xing me Ermalin”, këngëtarja e ka treguar për herë të parë arsyen.

“Vendosëm të celebrohemi për ditëlindjen e tij dhe të bëjmë dasmë për ditëlindjen time. Pas  4 ditësh pas celebrimit bëra një test shtatzënie dhe mësova që isha shtatzënë. E anulova dasmën sepse e kisha imagjinuar veten të dilja ndryshe si nuse, jo me barrë. Nuk kam asgjë kundër të jesh me barrë dhe të bësh dasmë, por unë nuk e mendova ashtu dhe vendosa ta bëj dasmën më vonë. Do e bëj dasmën por nuk e di kur”, u shpreh Adelina.