“POTHUAJSE NJË VIT PA U…”/ Jonida Maliqin e merr malli për njeriun e saj më të dashur dhe emocionon me fjalët (FOTO) – AlpeGossip
“POTHUAJSE NJË VIT PA U…”/ Jonida Maliqin e merr malli për njeriun e saj më të dashur dhe emocionon me fjalët (FOTO)

“POTHUAJSE NJË VIT PA U…”/ Jonida Maliqin e merr malli për njeriun e saj më të dashur dhe emocionon me fjalët (FOTO)

Si pasojë e pandemisë Covid-19, njerëzit duhet të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe kjo ka bërë që shumë momente të bukura dhe raste të veçanta të festohen pa praninë e personave më të dashur.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me këngëtaren Jonida Maliqi. Ajo përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka bërë të ditur se këtë vit nuk mund të ishte e pranishme në ditëlindjen e motrës së saj Xhilda.

Dy motrat jetojnë larg njëra-tjetrës dhe Jonida në postimin e saj shkruan se prej një viti nuk takohet me motrën e saj dhe ndjen dhimbje që nuk mund të jetë pranë saj në ditën më të veçantë për të.