A janë shumë 7 gishta në dorë? Wow! 31 gishta tek gjymtyrët e një foshnje (FOTO) – AlpeGossip
A janë shumë 7 gishta në dorë? Wow! 31 gishta tek gjymtyrët e një foshnje (FOTO)

A janë shumë 7 gishta në dorë? Wow! 31 gishta tek gjymtyrët e një foshnje (FOTO)

Rreth 20 fëmijë lindin me më shumë se 5 gishta në një gjymtyrë ose me gishta të ngjitur.
Patologjitë të cilat në gjuhën mjekësore njihen si polidaktilia dhe sindaktilia, tregojnë se rastet e fëmijëve të lindur me më shumë se pesë gishta në një gjymtyrë
dhe me gishta të ngjitur jan shtuar. Këto patologji janë të përhapura në shumë vende madje dhe në Shqipëri e rajon dhe arsyet ende nuk dihen.

Në shumicën e rasteve prindërit kërkojnë që këto patologji të trajtohen sa janë në moshën e vogël. Por ka edhe raste kur vijnë pacientë në moshë të rritur deri 30 vjeç,
të cilët kërkojnë të kryejnë intervenimin e ndarjes së gishtave të ngjitur. Por e ndërsa na duken shumë 6 gishta në një prej gjymtyrëve apo shpesh edhe në të dyja,
ka dhe raste ekstreme ku një beb kinez ka patur 31 gishta gjithsej në duar e këmbë. Ky çrregullim gjenetik prek 1 në 1000 fëmijë, por është shumë e rrallë.


Me këtë defekt të lindur edhe pse mund të bëhen shumë analiza gjatë shtatzanisë, nuk mund të evidentohet . Ky fëmijë ka patur 15 gishta dore dhe 16 në këmbë,
ku për heqjen e tepëricës, prindërve ju desh të paguanin një ndërhyrje shumë e kushtueshme, por tepër e nevojshme.