“KEMI DY VITE PA FOLUR”/ Shoku i fëmijërisë i përgjigjet Luizit – AlpeGossip
“KEMI DY VITE PA FOLUR”/ Shoku i fëmijërisë i përgjigjet Luizit

“KEMI DY VITE PA FOLUR”/ Shoku i fëmijërisë i përgjigjet Luizit

Kur Luiz Ejlli ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, Jon Ndojën dhe Mario Dedën i njohëm si shokët e tij të fëmijërisë. Madje ata e surprizuan këngëtarin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por një deklaratë e fituesit të BB VIP të bërë gjatë një interviste te “Shqipëria Live”, i habiti të gjithë. Ai u shpreh se në fakt me ata nuk flet prej dy vitesh.

Në lidhje me këtë deklaratë që trazoi ujërat, ka reaguar së fundmi Joni në mënyrë indirekt, por të kuptueshme.

Ai ka postuar në “Instagram”-in e tij një fragment nga filmi shqiptar “Çifti i lumtur” ku thuhet: Unë nuk di se çfarë i thonë kësaj.”

“Kemi dy vite pa folur”/ Shoku i fëmijërisë i

Tashmë fansat e Luiz Ejllit janë duke pritur nëse ai do të reagojë sërish. Ndërkohë kujtojmë se sot i ka ndodhur një e papritur “Instagram”-it të këngëtarit, pasi është mbyllur.