“MË IDENTIFIKOJNË SI…”/ DJ Benito zbulon si është të bashkëpunosh me Luizin – AlpeGossip
“MË IDENTIFIKOJNË SI…”/ DJ Benito zbulon si është të bashkëpunosh me Luizin

“MË IDENTIFIKOJNË SI…”/ DJ Benito zbulon si është të bashkëpunosh me Luizin

DJ Benito ishte sot i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, i cili pak kohë më parë vendosi që të realizojë versionin remix të këngës “Me Ty” të Luiz Ejllit.

Ky remix na sjell më pranë sezonit veror dhe ritmit energjitik që na duhet për tu përgatitur për vetën. Por si e ka pritur këtë publiku?

Benito është shprehur se “është pëlqyer shumë, është summer vibes, pozitive dhe e bukur. Më frymëzoi Luizi për ta bërë këtë remix”.

Si një DJ që shoqëron shpesh fituesin e “Big Brother VIP 2” nëpër party, Benito tregon ndjesitë e tij:

“Te të gjitha koncertet e tij këto kohë kam qenë në bashkëpunim me të. Është fenomen. Është e bukur që pasi shkojmë në clube unë shkoj më përpara që të sistemoj pajisjet. Njerëzit më identifikojnë si DJ i Luizit edhe pse nuk jam.(qesh) Pasi hy dhe më kanë identifikuar kujtojnë se direkt po vjen dhe Luizi ndërkohë që ora ende 11. Unë futem ata bërtasin Luizi.(qesh)”.