“Fiks Fare” i rikthehet traditës/ Zbulohen velinat që do të shoqërojnë dy moderatorët në sezonin e ri (FOTO) – AlpeGossip
“Fiks Fare” i rikthehet traditës/ Zbulohen velinat që do të shoqërojnë dy moderatorët në sezonin e ri (FOTO)

“Fiks Fare” i rikthehet traditës/ Zbulohen velinat që do të shoqërojnë dy moderatorët në sezonin e ri (FOTO)

Emisioni investigativ “Fiks Fare” ngre siparin me 3 shtator në ekranin e televizionit “Top Channel”. Dhe siç ndodh në çdo sezon të ri televizion, emisioni investigative ka përzgjedhur dy vajza të reja bukuroshe që do të qëndrojnë përkrah dy moderatorëve Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, të cilat do të qetësojnë situatën me kërcmimin e tyre.

Ndryshe nga viti i kaluar, ku pamë dy vajza brune krahas djemëve, emisioni “Fiks Fare” i është rikthyer gërshetimit të kthyer në traditë dhe ka përzgjedhur një vajzë brune dhe një bjonde.

“iconstyle.al” ka zbuluar se velina bjonde, quhet Artea Bebri dhe nuk është personazh i krejtësish i panjohur. Prej disa vitesh, ajo ka qenë e pranishme në botën e modelingut në Shqipëri si dhe e ftuar disa herë në emisione, për të rrëfyer eksperiencën e saj. Ndër të tjera, modelja e agjencisë “Sonny’s Angels”, është e njohur edhe për pasionin e saj ndaj sportit të “kickbox”.

Veshja e vajzave në puntatën e parë duket se është frymëzuar nga ngjyrat e studios. Ato mbajnë veshur një xhaketë jeshile, ndërsa poshtë saj një body të zi.