FOTO kur VIP-at shqiptarë lanë nam dhe mendojnë se i kanë zhdukur. Por ne i kemi… – AlpeGossip
FOTO kur VIP-at shqiptarë lanë nam dhe mendojnë se i kanë zhdukur. Por ne i kemi…

FOTO kur VIP-at shqiptarë lanë nam dhe mendojnë se i kanë zhdukur. Por ne i kemi…

Të postosh një foto në rrjetet sociale sot është bërë e rrezikshme. Por këta VIP-a nuk kanë menduar dy herë përpara se të publikonin një foto në Instagram dhe pasi kanë rënë pre e sulmit me komente, e kanë fshirë foton. Por jo aq shpejt sa ne mos ta ruajmë. Duke filluar që nga photoshopi e deri tek skandalet në skenë, këto janë 9 fotot që VIP-at shqiptarë lanë nam.

 

1.Kjo foto e Luanës në pamje të parë duket shumë seksi, por kur fansat i vunë re photoshopin në krah, këngëtarja e fshiu.

2.Besa ka postuar një foto ku shihet një fëmijë në një tavë, gati për në furrë. Ky postim ishte pjesë e një fushate sensibilizimi për mbrojtjen e kafshëve. “Do e bënit këtë? Atëherë mos hani kafshët”- shkruante Besa ndërsa fansat reaguan ashpër duke e quajtur “femër të ulët” që krahason fëmijët me kafshët. Besa u shpreh se kjo ishte thjesht metaforë dhe më pas e fshiu postimin.

3.Aurela Hoxha pak kohë më parë postoi një foto me bikini pranë një pishine, por në tentativë për të zmadhuar të pasmet dhe holluar belin ajo ka shtrembëruar pishinën. Pasi fansat e dalluan menjëherë photoshopin, Aurela e fshiu foton.

4.Ingrit Gjoni ka dështuar me photoshopin gjithashtu. Këngëtarja postoi një foto seksi me body dhe geta, por dera prapa saj dukej e shtrembëruar. Fansave nuk kishte si t’ju shpëtonte dhe Ingriti u detyrua ta fshijë foton.

5.Angela Martini mbetet një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe nuk pritej që një modele si ajo të përdorte photoshop, por ja që ndodhi. Në një foto të postuar në Instagram Angela kishte photoshop-uar barkun duke e sheshuar ndërkohë që pasqyra i nxori gënjeshtrën. Angela më pas e fshiu foton.

6.Fjolla Morina nuk e kishte vënë re se kishte shtrëmbëruar dyshemenë para se të postonte foton. Edhe Fjolla pasi u kryqëzua nga fansat e fshiu postimin.

7.Shkurte Gashi la nam kur postoi një foto nga një koncert ku shfaqej diçka e zezë në pjesën e pantallonave. Shkurte e fshiu foton menjëherë pasi fansat filluan të aludonin mbi atë çfarë kishte ndodhur me pantallonat e saj./Xing.al