E PABESUESHME POR E VËRTETË/ Eni Vasili: Në 97-ën shkoja të jepja lajmet me tank… (VIDEO) – AlpeGossip
E PABESUESHME POR E VËRTETË/ Eni Vasili: Në 97-ën shkoja të jepja lajmet me tank… (VIDEO)

E PABESUESHME POR E VËRTETË/ Eni Vasili: Në 97-ën shkoja të jepja lajmet me tank… (VIDEO)

“Për drekë me mua”, rubrika e gatimit te “E diela shqiptare” këtë herë ndaloi te shtëpia e gazetares Eni Vasili. Ajo do të gatuante për dy vajza të tjera të famshme të ekranit, Iva Tiço dhe Orinda Huta.

E teksa po drekonin në tarracën e shtëpisë së gazetares, dietologia Blerina Bombaj Troci pyeti Vasilin për ndonjë eksperiencë që ajo kujton në vitin ’97 kur ishte studente.

“Unë kam kujtime të tjera nga ’97-ta. Në atë kohë jepja lajmet dhe kisha një leje të jashtëzakonshme qarkullimi dhe shkoja të jepja lajmet nga shtëpia ime në televizionin shqiptar me tank”.

Blerina Bombaj Troci: 21 vjeç duhet të kesh qenë apo jo, jepje lajmet? Përgjegjësi e madhe…

“E vërtetë. Vishja xhaketën e mamit që të dukesha më e rritur, mundohesha të dukesha një figurë e besueshme”, tha Eni Vasili.