KAPET MAT NË “I LOVE TROPOJA”/ Vin Veli në një lidhje të re pas Bora Zemanit – AlpeGossip
KAPET MAT NË “I LOVE TROPOJA”/ Vin Veli në një lidhje të re pas Bora Zemanit

KAPET MAT NË “I LOVE TROPOJA”/ Vin Veli në një lidhje të re pas Bora Zemanit

Në Pallatin e Kongreseve mbrëmjen e djeshme u mbajt premiera e “I love Tropoja”, një event me 5000 të ftuar e mes tyre ishin edhe Vin Veli dhe Bora Zemani. Bora shoqërohej nga partneri i saj Donald Veshaj dhe kolegu Romeo Veshaj.

Ndërsa Vin Veli shoqërohej nga një vajzë, e veshur me fustan të zi. Identiteti i vajzës nuk është bërë ende i ditur.

Foto nga iconstyle.al

Pak kohë më parë në një intervistë për “Glamour zone”, Vin Veli tregoi se jetën private do e mbajë gjithmonë të fshehtë dhe do e bëjë publike vetëm kur të martohet.