ME NJË FOTO TË VETME/ Lori Hoxha tregon se jeta e saj nuk është gjithmonë siç duket në Instagram – AlpeGossip
ME NJË FOTO TË VETME/ Lori Hoxha tregon se jeta e saj nuk është gjithmonë siç duket në Instagram

ME NJË FOTO TË VETME/ Lori Hoxha tregon se jeta e saj nuk është gjithmonë siç duket në Instagram

Kur Lori Hoxhën e pyesin se cila është foto e saj e preferuar, trashëgimtarja e “Top Channel” zgjedh një pozë ku shfaqet në jaht në mes të detit.

Të gjithë do të mendojnë se ajo është një ndër ditët më të bukura të Lorit, e cila ka shijuar e relaksuar natyrën, por në fakt e vërteta qenka ndryshe!

Fotoja në jaht është e preferuara e 26-vjeçares për një arsye komplet tjetër!

Ajo ka treguar shpesh se vuan nga akthi dhe ky moment në det ka qenë një kujtim jo fort i këndshëm për Lorin, pasi nuk nuk kishte spital afër për një ndihmë të shpejtë.

Megjithëse ndodhet në një super vend, mendja e saj s’ka qenë aspak aty dhe e vetmja gjë që Lori ka kërkuar në ato momente ishte qetësia.

Trashëgimtarja e “Top Channel” tregon se jo gjithmonë jeta e saj është siç duket në rrjete sociale dhe këtë e kuptuam më së miri sot.

“Kjo është fotoja ime e preferuar. Kjo është një prej periudhave më të këqija të ankthit në jetën time dhe të qenurit në varkë pa një spital afër më frikësoi shumë. Nëse vuan nga ankthi e di për çfarë po flas. Nuk po shijoja asgjë që po bëja. Në këtë foto nuk isha aspak në moment dhe kjo tregon se jo gjithmonë jemi ajo që dukemi apo postojmë. Mund të dukem sikur po jetoj jetën më të mirë, por gjithçka që po kërkoja ishte pak qetësi.”- shkruan Lori në postim.