Reperët Mozzik dhe Loredana Zefi janë ndër çiftet më njohur të showbizit shqiptar, të cilët janë kthyer në kryefjalën e mediave jo vetëm shqiptare, por edhe ato të huaja.
Që prej ardhjes në jetë të vogëlushes së tyre, Hanës, ata i kanë mbushur profilet e tyre në Instagram me foto të ëmbla të të voglës, e cila është kthyer në bebushen më të famshme të momentit.
Loredana dhe Mozzik shpenzojnë shifra marramendëse jo vetëm për veshjet e tyre, por edhe për vogëlushen Hana.
Së fundmi, në një foto të publikuar në Instagram, Hana shfaqet e veshur nga koka tek këmbët me “Versaçe” dhe vetëm kostumi i saj i ka kushtuar çiftit plot 550 dollarë.