“VAJZAT E TOP CHANNEL”/ Shihni femrat që u larguan nga ekrani por nuk u harruan (FOTO) – AlpeGossip
“VAJZAT E TOP CHANNEL”/ Shihni femrat që u larguan nga ekrani por nuk u harruan (FOTO)

“VAJZAT E TOP CHANNEL”/ Shihni femrat që u larguan nga ekrani por nuk u harruan (FOTO)

Historia e Top Medias ka qenë e veçantë që në zanafillë. Përveç konceptit e fizolofisë krejt të re të ekranit, që nga përmbajtja deri tek revolucioni teknologjik, edhe figurat që u brumosën aty, kishin një fizionomi, posturë e qasje që ndryshonte nga ajo e personazheve televizive që kishim parë deri më atëherë. Kemi parë shumë vajza që prezantonin programet e Top Albanias, Top-Selectin, etj, etj. Disa prej tyre sot janë ikona të televizionit, disa i pamë në fusha të tjera jashtë ekranit, e disa nuk i pamë më. Dhe nga këto që nuk pamë më, disa nuk u harruan dhe mbajtën gjallë kuriozitetin e publikut edhe pse vendosën të jenë larg ekranit.

1. Eralda Hitaj është një ndër to. Një ndër vajzat më të bukura shqiptare, ajo e nisi rrugëtimin e saj në ekran si imazh publicitar në “Top Channel” për t’u bërë më vonë edhe prezantuese në këtë televizion. Më tej, nën objektivin e Fadil Berishës, ajo u bë imazh i orës ‘Rolex’. Por pas martesës me futbollistin e Tiranës, Eleandro Pema, ajo u zhvendos në Gjermani. Në një intervistë të dhënë për revistën ‘Who’ 1 vit më parë, u shpreh se punon në një kompani, e cila në qendër të saj ka rehabilitimin, ndihmën dhe hapjen e mundësive për fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë.

2. Po Xhoin e Top Albanias e mbani mend? Për shumë dëgjues, kjo radio vazhdon të identifikohet me timbrin e veçantë të prezantueses Xhoi Bega. Edhe pse Xhoi prezantonte edhe ‘Top Select’, ajo identifikohet shumë mirë me radion ku ishte një prej prezantueseve më të preferuara. Ajo tani jeton në Londër dhe i është dedikuar familjes.

3. Me siguri i mbani mend dhe Edën e Aidën, velinat e para të Fiks Fare. Ndoshta sepse ishin të parat, apo sepse i hynë në zemër publikut, ato mbahen mend nga të gjithë. Sot ato vazhdojnë të jenë mikesha, pasi vazhduan së bashku Akademinë e Arteve, Eda për koreografi, Aida për aktrim, ku e kemi parë edhe në disa role në teatër. Vajzat që përveçse kërcimit, u bënë të famshme edhe për këngën ‘Sorkadhja’, të dyja ato sot janë nëna dhe kanë nga dy fëmijë. Aida tani është pjesë e redaksisë së ‘Sportneës’ në Digitalb dhe nuk e përjashton mundësinë për një rikthim në ekran, siç është shprehur në studion e ‘Pasdite në Top Channel’, kurse Eda po i përkushtohet rritjes së fëmijëve të saj të vegjël.