“NJË FITORE PËR SHOQËRINË…”/ Për herë të parë flet modelja transgjinore e Victoria’s Secret – AlpeGossip
“NJË FITORE PËR SHOQËRINË…”/ Për herë të parë flet modelja transgjinore e Victoria’s Secret

“NJË FITORE PËR SHOQËRINË…”/ Për herë të parë flet modelja transgjinore e Victoria’s Secret

Në fillim të këtij muaji, Victoria’s Secret konfirmoi pranimin e modeles së parë transgjinore, Valentina Sampaio. Bukuroshja nga Brazili ka folur së fundmi rreth këtij vendimi, disa javë pas kritikave të shumta që kompania ka marrë në lidhje me mungesën e diversitetit.

“Kjo përfaqëson një fitore për shoqërinë, jo vetëm për komunitetin e transgjinorëve, por për të gjithë ata që janë ende të papërfaqësuar në fushën e modës.

Po jetojmë një moment të veçantë, një evolucion dhe e gjithë kjo është shumë pozitive. Markat më në fund po kuptojnë rëndësinë e diversitetit.  Ky është një moment shumë i rëndësishëm jo vetëm për mua, po për komunitetin tim dhe më tej.”- është shprehur Sampaio për Elle.

Pas pranimit të saj tek Victoria’s Secret, shumë kompani të tjera po punësojnë transgjinorë në fushata reklamash për brand-e globale.

Modelja e parë transgjinore që pranohet, Valentina, ka  lindur në Aquiraz, Ceará, një fshat peshkatarësh në Brazil. Modelja ka qenë në kopertinën e Vogue dhe është imazh i L’Oréal. Ajo lindi e seksit mashkull, por kur ishte tetë vjeç psikologët e përcaktuan si transgjinore. Në moshën dhjetë vjeçare, mori emrin Valentina.