E THJESHTË FARE/ Si të bëni seks në shtëpi me fëmijët nëpër këmbë – AlpeGossip
E THJESHTË FARE/ Si të bëni seks në shtëpi me fëmijët nëpër këmbë

E THJESHTË FARE/ Si të bëni seks në shtëpi me fëmijët nëpër këmbë

Mirë, mos thoni që kjo pjesë nuk ju shqetëson aspak!

 

Ne jemi të sigurtë që deri më tani ja keni dalë vetë mbanë dhe nuk keni pritur mendimin tonë, por ca këshilla më shumë nuk kanë vrarë asnjëherë askënd.

Të prisni “fundjavën nga gjyshërit” apo “orarin e shkollës” nuk është zgjidhje! Ndaj ne po ju tregojmë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të bëni seks me fëmijët nëpër këmbë.

Orari i televizorit

Nëse zakonisht nuk i lejoni fëmijët të shohin televizor, në këtë rast bëjeni “zemrën gur” për të mirën tuaj. Vendosni filmin e tyre të preferuar dhe ndërkohë që fëmijët hutohen në të, ju vazhdoni punën urtë e butë.

Orari i gjumit

Besojmë se këtë teknikë jeni mësuar ta ndiqni. Të prisni që fëmijët t’i zërë gjumi është një hile aq e vjetër.

Mëngjesi

Nëse nuk keni fëmijë të cilët ju ngrenë nga gjumi, atë herë shfrytëzoni mëngjesin e herët për një “të shpejtë”.

Dushi

“Mami dhe babi po kursejnë ujin sepse janë të rritur dhe harxhojnë shumë!” Dushi mund të jetë një ide gjeniale!