PLAS “XHELOZIA” NË RRJET/ Ja kush qenka shoqja e ngushtë e Xhemit, reagon Arbana: Veten tregove – AlpeGossip
PLAS “XHELOZIA” NË RRJET/ Ja kush qenka shoqja e ngushtë e Xhemit, reagon Arbana: Veten tregove

PLAS “XHELOZIA” NË RRJET/ Ja kush qenka shoqja e ngushtë e Xhemit, reagon Arbana: Veten tregove

Moderatoret Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani janë mjaft të dashura për publikun. Ata e dëshmojnë herë pas here miqësinë dhe lidhjen e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën. Ndërkohë Arbana ka shprehur shpreshherë xhelozinë që ka për miqësinë e Xhemit me Orinda Hutën.

Moderatorja ka publikuar ditën e sotme një foto së bashku me Xhemin, ku u kërkon ndjekësve që të etiketojnë në komente shoqen e ngushtë. Xhemi na ka habitur që të gjithëve duke etiketuar Orindën, gjë që shkaktoi mjaft të qeshura në rrjet. Nga ana tjetër, Arbana ka replikuar në këtë koment duke i shkruar:

“@xhemishehu veten tregon”, duke nënkuptuar kështu se nuk i ka pëlqyer aq shumë ajo që ka shkruar Xhemi.

Nga ana tjetër, Orinda Huta ka zgjedhur që të etiketojë në koment, miken e saj Marçela Latin, e cila i është përgjigjur me të qeshura. Arbana dhe Xhemi janë kthyer ndër vite në një simbol të shoqërisë dhe shumë vajza e gjejnë veten tek marrëdhënia e tyre. Vajzat i shohim kudo bashkë, nga puna në daljet e përditshme e deri tek pushimet.

Miqësia e tyre dhe postimet plot humor në rrjete sociale rrëmbejnë gjithmonë vëmendjen e fansave. Që në hapat e parë në Top Channel ato kanë qenë mikeshat më të mira të njëra-tjetrës dhe shoqëria sa vjen e forcohet.