“DUART E ARTA…”/ Elita Rudi merr dhuratat e veçanta nga e ëma e saj për Zërin dhe Botën (FOTOT) – AlpeGossip
“DUART E ARTA…”/ Elita Rudi merr dhuratat e veçanta nga e ëma e saj për Zërin dhe Botën (FOTOT)

“DUART E ARTA…”/ Elita Rudi merr dhuratat e veçanta nga e ëma e saj për Zërin dhe Botën (FOTOT)

Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të dytë në fillim të këtij muaji. Moderatorja solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë, Bota!

Që prej atij momenti, bukuroshja e ekranit është mjaft aktive me ndjekësit e saj, ku ndan shpeshherë momente nga përditshmëria si dhe iu përgjigjet mjaft pyetjeve të fansave.

Së fundmi, Elita ka publikuar në InstaStory dhuratat më të ëmbla që Zëri dhe Bota kanë marrë nga gjyshja e tyre. Moderatorja në këto foto ka treguar veshjet e thurura nga mamaja e saj.

“E punuar nga duart e arta të nënës sime për Zërin, për Botën”, ka shkruar Rudi në fotot ku duket fustani i kuq me lule, si dhe mbulesat me lule e me figura kafshësh për fëmijët.

 

Kujtojmë se Elita Rudi para pak ditësh tregoi për ndjekësit e saj se ka kaluar Covid-19 që kur ishte shtatzënë teksa i përgjigjej fansave me pyetje në InstaStory.

“E kalova 3-4 javë para se të lindja, dmth votova nga shtëpia.”- ka treguar ajo.

Fatmirësisht, simptomat e vetmje që Elita kishte gjatë infektimit ishin humbja e shijes dhe nuhatjes, siç ka treguar edhe vetë.

A ka ndikuar Covid-i në shtatzëni dhe ç’pasoja i ka lënë?

“Pak mu ngrit sheqeri, por në momentin që e kalova, edhe sheqeri është normalizu.”- tregoi moderatorja.