BËHET XHELOZ? I dashuri i Dua Lipës takon një fans të këngëtares dhe reagoi kështu – AlpeGossip
BËHET XHELOZ? I dashuri i Dua Lipës takon një fans të këngëtares dhe reagoi kështu

BËHET XHELOZ? I dashuri i Dua Lipës takon një fans të këngëtares dhe reagoi kështu

Dua Lipa është kthyer në një nga këngëtaret shqiptare më të dashura në skenën botërore.

Kështu që nuk është aspak e çuditshme nëse fansat mbajnë bluza me foton apo emrin e  saj.

Dhe me një fans të këngëtares së njohur ka rastisur edhe i dashuri i saj, Isaac Carew.

Ai postoi një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet një fans me një bluzë që mbante portretin e të dashurës së tij.

“Dua Lipa, mendoj që dikush është fans, e dashura ime”, shkroi ai në postimin në Insta Story.

Nuk besojmë se ai është bërë xheloz, por me siguri që ndihet krenar për famën e partneres së tij.

Dua Lipa është prej mbi 1 viti në një lidhje me ish-modelin, pasi vendosën që të ribashkoheshin.