“VJEN NATYRSHËM…”/ Tayna tregon procesin në realizmin e një kënge dhe ka një këshillë për artistët e rinj – AlpeGossip
“VJEN NATYRSHËM…”/ Tayna tregon procesin në realizmin e një kënge dhe ka një këshillë për artistët e rinj

“VJEN NATYRSHËM…”/ Tayna tregon procesin në realizmin e një kënge dhe ka një këshillë për artistët e rinj

Pothuajse çdo këngë të saj, Tayna e ka shkruar vetë dhe ky ka qenë një plus i madh për të për rrugëtimin në muzikë. Reperja është vlerësuar shumë për performancat e saj në skenë, por edhe aftësinë në shkrimin e teksteve, diçka që duhet t’ju vijë natyrshëm të gjithë artistëve të zhanrit të saj.

Sot përmes një postimi në Instagram, reperja ka treguar se ky proces është një nga më të preferuarit në punën e saj. Gjithashtu Tayna ju ka dhënë një këshillë shumë të vyer të gjithë artistëve të rinj.

“Nuk mund ta kuptoj qetësinë, lumturinë, adrenalinën dhe çdo emocion që ndjej sa herë krijoj një këngë të re (veçanërisht kur rrjedh kreativiteti dhe më pëlqen se si po shkon(. Ndonjëherë dëgjoj këngët që bëj dhe mendoj ‘Si e realizova këtë tekst?’. Vjen shumë natyrshëm, pa u sforcuar dhe jam mirënjohëse për këtë dhuratë nga universi, sepse është me të vërtetë magjike. Për këtë arsye i respektoj njerëzit që bëjnë vetë këngët e  tyre jo vetëm i performojnë.

Dhe për gjithë të rinjtë, mos nxitoni pas famës ose fuqisë apo çfarëdo, thjesht bëni çfarë doni të bëni dhe çdo gjë tjetër do të shkojë në vend”, shkruan Tayna në disa postime.

Kujtojmë se kënga e fundit që Tayna ka publikuar është bashkëpunimi me Azet “Ti Harro”, që rezultoi hit i kësaj vere.