“DASHURIA E VËRTETË…”/ Adelina Tahiri merr dedikimin romantik nga bashkëshorti me rastin e 13-vjetorit të njohjes – AlpeGossip
“DASHURIA E VËRTETË…”/ Adelina Tahiri merr dedikimin romantik nga bashkëshorti me rastin e 13-vjetorit të njohjes

“DASHURIA E VËRTETË…”/ Adelina Tahiri merr dedikimin romantik nga bashkëshorti me rastin e 13-vjetorit të njohjes

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka marrë një super dedikim nga bashkëshorti i saj, Val Krasniqi me rastin e 13 vjetorit të njohjes së tyre.

Ai ka publikuar në Instagram një foto të çiftit, krahas së cilit i ka kushtuar fjalë mjaft romantike bukuroshes.

“Dashuria e vërtetë kurrë nuk përfundon. Ajo njeh presje, por kurrë pika. 13 vjet bashkë! Urime përvjetorin”, ka shkruar Krasniqi krahas fotos.

Çifti janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Uliks.

Adelina Ismaili ka mbi 20 vite që është pjesë e tregut muzikor dhe ndonëse koha kalon koha duket se për artisten shqiptare ka mbetur në vend. Këtë gjë sapo e ka vërtetuar më herët një fans i saj. Dikush ka publikuar në Instagram një foto të vjetër me Adelina Ismailin dhe këngëtarja duket po njësoj si sot. Kjo fotografi është realizuar plot 20 vite më parë dhe ndaj themi se koha nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi tek Adelina.

Ajo vazhdon të ketë të njëjtin portret të freskët dhe linja trupore për t’u pasur vërtetë zili.

Këngëtarja është ndoshta e vetmja artiste shqiptare që për nga guximi në performancat e saj skenike dhe jo vetëm, e meriton emërtimin “diva”.

Kujtojmë se kur Shqipëria akoma s’e kishte marrë veten nga gjithë informacionet e reja që hynë nga bota pas hapjes së kufijve, Adelina erdhi në festivalin më të rëndësishëm shqiptar, këndoi, doli me të brendshme dhe një tyl të kuq dhe që atëherë, “Zemrën nuk ta fal” nuk na hiqet më nga mendja.