NGA EMISIONI TEK NJË “AFTERPARTY”/ Nisja e vrullshme e “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën dhe RISITË – AlpeGossip
NGA EMISIONI TEK NJË “AFTERPARTY”/ Nisja e vrullshme e “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën dhe RISITË

NGA EMISIONI TEK NJË “AFTERPARTY”/ Nisja e vrullshme e “Shiko Kush Luan” me Luana Vjollcën dhe RISITË

Të shtunën më 26 shtator u rikthye show televiziv nga Luana Vjollca “Shiko Kush Luan”, një emision që solli të veçanta ndryshe nga sezoni i kaluar. Të ftuarit e së shtunës ishin: Kida, Lori Hoxha, Mozzik, Xhesika Berberi, Adrola Dushi, Emina Çunmulaj, Arbër Hajdari, Elita.

Pati të reja dhe supriza, si dhe argëtimi nuk pati fund. Si gjithmonë edhe këtë sezon “Shiko Kush Luan” nisi fuqishëm dhe shikueshmëria qe shumë e madhe. Vetë Luana ka postuar në story që për 24 orë “Shiko Kush Luan” ka marrë gati gjysëm milioni shikime një arritje goxha e madhe.

Dy kapitenët e skuadrave nuk kishin ndryshuar ishin po ata Florian Binaj dhe Rezart Veleshnja.

Ndryshe nga sezonet e kaluara diçka e shtuar në program dhe të themi ishte argëtuese ishte kamera e fshehte ku Luana i thotë në kufje të ftuarit disa fjalë qesharake që ai t’ia thotë personit që ka përball por ai nuk e di që kjo është kamer e fshehtë. Të shtunën e kaluar pamë Lori Hoxhën ndryshe dhe shumë “qesharake” pasi ajo me fjalët e Luanës i punuan “zbor” vajzës që kërkonte të punësohej si asistente e Lorit. Luana tha që kjo lojë do bëhet çdo javë dhe kshu jemi në pritje të javës së dytë të “Shiko Kush Luan”. Për të parë më tepër klikoni videon e mëposhtme.

Luana na solli edhe një risi të re në kanalin e saj në youtube “AfterParty” me të fturit specialë në “Shiko Kush Luan” por si fillimi ajo e nisi me një intervistë për veten. Ideja e bukur dhe e ende e paprekur në televizionet shqiptare deri me tani.

Ajo zhvilloi edhe një “AfterParty” me Kidën, Mozzik, Emina Cunmulaj,Arber Hajdari, Xhesika Berberi dhe me Don Xhonin i cili ishte i ftuar në puntatën e dytë. Për më tepër alpegossip.alp ju sjell të shikoni videon.