Rudina Magjistari pushime me Mian e vogël. Ja sa është rritur vajza e moderatores (FOTO) – AlpeGossip
Rudina Magjistari pushime me Mian e vogël. Ja sa është rritur vajza e moderatores (FOTO)

Rudina Magjistari pushime me Mian e vogël. Ja sa është rritur vajza e moderatores (FOTO)

Rudina Magjistari rrallë publikon imazhe të Mias në rrjetet sociale, por së fundmi ka bërë një përjashtim. Ajo ndodhet në jug të Shqipërisë për të shijuar të ngrohtin që këto ditë prilli po na ofrojnë dhe së bashku me Mian.

Për të na zbukuruar edhe ne ditën Rudina ka postuar një foto në profilin e saj të ‘Instagram-it’ ku shfaqet vogëlushja e saj mjaft e rritur duke luajtur me rërë.

“Jugu, Lindja, Veriu, perëndimi im. Mama krenare”,- ka shkruar moderatorja krahas fotos së mrekullueshme.

Për Rudinën dhe bashkëshortin e saj familja është e shenjtë ndaj dhe pothuajse çdo fundjavë ata i gjen të 3 teksa largohen për pak kohë pushime nga Tirana e zhurmshme. E ku ka më bukur se ta kalosh fundjavën me familjen tënde, aq më tepër në destinacione të bukura turistike si Dhërmiu.