PAMJET SKANDALOZE/ Noizy godet me grushte një djalë pasi e ofendoi në… (VIDEO) – AlpeGossip
PAMJET SKANDALOZE/ Noizy godet me grushte një djalë pasi e ofendoi në… (VIDEO)

PAMJET SKANDALOZE/ Noizy godet me grushte një djalë pasi e ofendoi në… (VIDEO)

Reperi Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy është një nga këngëtarët më të pëlqyer sidomos tek adoleshentët. Rastet e rralla që e kemi parë reperin të godasë me grusht dikë, kanë qenë videot nga ndeshjet e tij të rrugës para shumë vitesh, kur jetonte në Londër. Duket se ai e ka lënë pas atë jetë, duke iu përkushtuar totalisht muzikës.

Megjithatë, ditën e djeshme ka qarkulluar nëpër rrjete sociale një video e turbullt e një zënke. Në video thuhet se është reperi Noizy dhe disa djem në një lokal të panjohur me drita të zbehta.

Mesa duket ata kanë pasur një konflikt mes tyre, ku kuptohet se njëri prej djemve e ka ofenduar rëndë këngëtarin. Reperi ka shkuar personalisht aty ku ndodhej djali në fjalë dhe ‘ ka marrë hak’.

Siç e shohim në videon e siguruar nga ‘InTv’, Noizy e godet disa herë djalin me grusht ne fytyr që dhe më pas e lë të largohet. Ndërkohë një nga djemtë e pranishëm i kërkon këngëtarit që të ndalojë konfliktin.