U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Bashkëshortja e Gold AG poston FOTON e veçantë me dedikimin për djalin në tortën me flamurin Kuq e Zi – AlpeGossip
U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Bashkëshortja e Gold AG poston FOTON e veçantë me dedikimin për djalin në tortën me flamurin Kuq e Zi

U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Bashkëshortja e Gold AG poston FOTON e veçantë me dedikimin për djalin në tortën me flamurin Kuq e Zi

Më 28 nëntor, reperi i njohur shqiptar Gold AG dhe partnerja e tij Ermira janë bërë prindër për herë të parë.

Djali i tyre ka ardhur në jetë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ndaj kjo ditë është bërë akoma më e veçantë për reperin

Në llogarinë e tij në Instagram, ai dha lajmin e bukur që është bërë prind për herë të parë, ndërsa publikoi edhe një foto me të birin.

Baba e bir kanë “trokitur” grushtat, ndërsa Gold AG ka shkruar krahas postimit fjalët më të bukura, duke zbuluar edhe emrin e veçantë të djalit.

I vogli i tyre është quajtur Gueril, teksa tregon se emrin e të birit e vendosi pikërisht data në të cilën ka lindur.

Ditën e sotme edhe bashkëshortja e Arianit, Ermira, nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për të voglin që ka ardhur në jetë në një ditë kaq të shënuar.

Ajo ka treguar gjithashtu tortën super të veçantë për të birin, me flamurin shqiptar kuq e zi ku shkruhej “Mirë se erdhe Gueril”.

“Faleminderit zot, për dhuratën më të bukur në jetë djalin tonë, faleminderit dashni @arianagushi, tash dashnin tonë e bën edhe më të plotë Guerili. Lindi më 28 nëntor në një datë të veçantë për popullin tonë e qoftë i veçantë për ne dhe për të gjithë kombin. Faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që i keni dërguar e ua kthefshim në të mirë e në gëzimet tuaja.”- shkruan ajo.