"E PAZAKONTË"/ 34-vjeçari kërkon 1 000 motrat e vëllezërit e tij - AlpeGossip
“E PAZAKONTË”/ 34-vjeçari kërkon 1 000 motrat e vëllezërit e tij

“E PAZAKONTË”/ 34-vjeçari kërkon 1 000 motrat e vëllezërit e tij

Një burrë nga Holanda shpreson se testet e AND-së do ta ndihmojnë atë të gjejë rreth 1 000 vëllezërit e motrat e tij që nuk e dinte se ekzistonin.

Ivo van Halen nga Roterdami mori vesh nga prindërit e tij para pesë vjetëve se ai ishte konceptuar nga një donator dhe ka kryer teste gjenetike të cilat kanë identifikuar babain e tij biologjik dhe pothuajse 60 gjysmë motra e vëllezër në Holandë.

Megjithatë, 34-vjeçari i cili punon si ekspert informatike, beson se ata përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të familjes së tij të madhe.

Pas tronditjes së tij të parë kur mori vesh sekretin e prindërve të tij, Van Halen ishte kureshtar të zbulonte identitetin e babait të tij biologjik por nuk mundi të merrte detaje nga klinika e donatorëve pasi duheshin respektuar rregullat e anonimitetit.

Pasi kreu testin e pështymës, Van Halen pati mundësinë të merrte rezultatin online dy muaj më vonë dhe ishte me fat që shumë të afërm i ishin nënshtruar testit.

Ai tha për The Times: “Gjeta babanë tim biologjik dhe 42 gjysmë vëllezër e motra menjëherë”.

Një organizatë e qeverisë holandeze për njerëzit e konceptuar nga donatorët vlerëson se deri në 1000 fëmijë mund të jenë konceptuar nga spermatozoidi i dhuruar nga babai biologjik i Van Halen, i cili ka dhuruar rregullisht në tri klinika për mbi 20 vjet.