U kap duke vjedhur shtëpinë e guvernatorit/ Krimineli kërkon policët duke qarë (VIDEO) - AlpeGossip
U kap duke vjedhur shtëpinë e guvernatorit/ Krimineli kërkon policët duke qarë (VIDEO)

U kap duke vjedhur shtëpinë e guvernatorit/ Krimineli kërkon policët duke qarë (VIDEO)

Një kriminel bërtiti për ndihmë dhe kërkoi që dikush të thërriste policët pasi u kap duke vjedhur në shtëpinë e guvernatorit të Republikës Domenikane.

Burri i paidentifikuar u mbajt në një cep nga rojet dhe guvernatori, i cili mbante në dorë një sëpatë.

Hajduti kishte hyrë në shtëpi disa herë. Sipas mediave të huaja, mëngjesin e së shtunës, ai hyri sërish në rezidencën e guvernatorit Antigua Javier për të marrë një bimë orkide.

Pasi roja i guvernatorit e goditi disa herë, hajduti i frikësuar refuzoi urdhrat që të ulej dhe kërkoi ndihmën e policisë duke qarë.

“Telefononi policinë dhe mos më godisni më”, dëgjohet duke thënë në videon që është bërë virale.