RITA ORËN “E SULMOJNË” FANSAT PËR KËTË DETAJ/ Këngëtari i famshëm i del në mbrojtje: Të gjithë e bëjnë… (FOTO) – AlpeGossip
RITA ORËN “E SULMOJNË” FANSAT PËR KËTË DETAJ/ Këngëtari i famshëm i del në mbrojtje: Të gjithë e bëjnë… (FOTO)

RITA ORËN “E SULMOJNË” FANSAT PËR KËTË DETAJ/ Këngëtari i famshëm i del në mbrojtje: Të gjithë e bëjnë… (FOTO)

Performanca e Rita Orës për paradën e “Ditës së Falenderimeve” është konsideruar si më e keqja e të gjitha kohërave. Në këtë paradë nuk këndohet asnjëherë live pasi makina lëvizëse nuk ka parametrat e duhur të audios për të përballuar një performancë të tillë.

Prandaj këngëtarja shqiptare nisi të këndonte hitin e saj “Let me love you” me muzikë ‘playback’. Shumë fansa që kishin dalë në rrugët e Nju Jorkut për ta parë, janë zhgënjyer.

Lëvizja e buzëve të Ritës ishte e kundërt me muzikën dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak atyre. Nëpërmjet postimeve në Tëitter, ata kanë shprehur zhgënjimin dhe kritikat duke e konsideruar performancën “të tmerrshme” dhe “tragjike”

Mirëpo asaj i ka dalë në mbrojtje këngëtari i famshëm John Legend i cili është shprehur se të gjithëve këngëtarëve i është dashur të bëjnë “lip sync” në këtë paradë pasi platformat lëvizëse nuk kanë kapacitetin të mbajnë kërkesat e nevojshme të zërit për një performancë live.