“TI JE AI QË MË PLOTËSON”/ Dafina Zeqiri poston VIDEON dhe uron bashkë me Dj Geek Vitin e Ri – AlpeGossip
“TI JE AI QË MË PLOTËSON”/ Dafina Zeqiri poston VIDEON dhe uron bashkë me Dj Geek Vitin e Ri

“TI JE AI QË MË PLOTËSON”/ Dafina Zeqiri poston VIDEON dhe uron bashkë me Dj Geek Vitin e Ri

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan dy ditë më parë atë që të gjithë fansat po prisnin prej kohësh, ribashkimin e tyre. Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga videoklipi i fundit që ka realizuar me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

Menjëherë pas postimit erdhi dhe një koment nga Dj Geek, që çmendi gjithë fansat.

“E di”, komentoi ai shoqëruar me emojin e një bebi dhe një zemre të kuqe.

Përgjigja e Dafinës ishte e menjëhershme me disa figura puthjesh. Kaq mjaftoi që ata të konfirmonin publikisht se janë sërish bashkë dhe shumë të lumtur.

Madje, ata e kanë uruar në çift Vitin e Ri! Dafina ndau në InstaStory një video me partnerin e saj, teksa ndodheshin së bashku në makinë.

“Gëzuar Vitin e Ri nga ne, tek ju!”- shkruante këngëtarja krahas videos kaq të ëmbël!

KLIKO LINKUN PëR VIDEON

Para disa muajsh dyshja i habitën të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre. Zeqiri u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit. Mirëpo kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe tani ata janë shumë të lumtur bashkë.