Manushi sikletos Rike Roçin dhe futbollistin joshës. Ish-banorja e BB: ‘Do i thuash ti apo t’i them unë’ – AlpeGossip
Manushi sikletos Rike Roçin dhe futbollistin joshës. Ish-banorja e BB: ‘Do i thuash ti apo t’i them unë’

Manushi sikletos Rike Roçin dhe futbollistin joshës. Ish-banorja e BB: ‘Do i thuash ti apo t’i them unë’

Ish-banorja e “Big Brother Albania” Rike Roçi, së fundmi është rikthyer në vëmendjen e mediave shqiptare, pas lajmit se ajo do të jetë pjesë e spektaklit “Dancing With The Stars”.

Prej pak kohësh Rikja është rikthyer në Shqipëri dhe mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, së bashku me futbollistin joshës nga Maqedonia Ardian Cuculi.

Por dyshja nuk i ka spëtuar ngacmimeve të moderatorit Edi Manushi, i cili la të kuptohej se mes dy të ftuarve kishte diçka, ndaj e ka shtyrë Riken të tregonte se për çfarë kishin biseduar ata të dy kur u takuan, pasi bukuroshja e “Big Brother” kishte pyetur nëse Cuculi ishte model apo jo. Por ngacmimet e Manushit nuk u ndalën me kaq, pasi përgjatë gjithë emisionit ai e pyeste Riken për futbollistin shtatlartë.

Si s’na the gjë për Cuculin?!” –i tha moderatori bukuroshes në fund të emisionit, ndërsa kjo e fundit u kthye nga futbollisti. “Do i thuash ti apo t’i them unë?!”-i tha ajo Cuculit, duke lënë të kuptohej se Manushi duhej t’i jepte fund batutave thumbuese.