I kërkoi ndihmë, Anxhela Peristeri i bën ëndrrën realitet fansit (FOTO) – AlpeGossip
I kërkoi ndihmë, Anxhela Peristeri i bën ëndrrën realitet fansit (FOTO)

I kërkoi ndihmë, Anxhela Peristeri i bën ëndrrën realitet fansit (FOTO)

Ajo është një nga këngëtaret që njihet për vokalin e saj dhe është shpallur shumë herë fituese e disa prej spektakleve të njohura në vendin tonë. Bëhet fjalë për këngëtaren Anxhela Peristeri, e cila së fundmi ka publikuar edhe versionin anglisht të këngës ‘E çmendur’.

Ajo është shumë aktive dhe në rrjetet sociale dhe ka bërë një komunikim ‘live’ me fansat, ku njërit prej tyre madje i ka plotësuar edhe dëshirën.

Ndërkohë që po fliste me ta një nga ndjekësit i ka kërkuar Anxhelës ndihmë dhe ajo menjëherë ka pranuar.

“Kam përgatitur tre këngë dhe do të doja t’i dëgjoje”- i ka thënë fansi këngëtares, por përgjigja e saj e ka habitur.

“Mi nis në inbox se ndoshta ke talent”- i është përgjigjur këngëtarja duke e gëzuar jashtëzakonisht fansin e saj.