PRAPË KANË DALË ATA QË DUA TË MARTOHEN ME BURRË? Ndjekësit i kundërvihen keq Julian Dedës – AlpeGossip
PRAPË KANË DALË ATA QË DUA TË MARTOHEN ME BURRË? Ndjekësit i kundërvihen keq Julian Dedës

PRAPË KANË DALË ATA QË DUA TË MARTOHEN ME BURRË? Ndjekësit i kundërvihen keq Julian Dedës

Ditën e sotme është mbajtur në Tiranë “Parada e Krenarisë” ku një numër i konsiderueshëm personash protestuan për mosrespektimin e të drejtave të komunitetit LGBTQ në Shqipëri.

Reagimet ditën e sotme kanë qenë nga më të ndryshmet, nga personazhe të njohur publikë dhe të panjohur.

Ndërkohë vëmendjen na e tërhoqi një postim në Instagram i aktorit të njohur të humorit Julian Deda.

“E tmerrshme! Prapë kanë dalë në rrugë ata që duan të martohen burrë me burrë? Ikni nga Tirana sot”, shkruan Juliani, ndjekësit e të cilit janë revoltuar tej mase.

“Sa turp të shohësh një mesazh të tillë nga ana jote Jul! Dhe sidomos kur shoh përgjigjet që shkruajnë të tjerë. Nuk janë këto problemet e botës, hapni sytë. Duhet të kesh frikë nga njerëzit që komentojnë me këtë lloj injorance dhe këtë lloj agresiviteti. Jam pa fjalë dhe e hidhëruar”, shkruan një prej ndjekësve.

“Do e kesh me ironi me siguri ose homofobi, nga një person publik si ti është turp të dëgjosh vërtet sepse një gjë është të thuash që nuk je dakord me çiftet gay, por është gjë tjetër t’i denigrosh dhe të ushqesh urrejtjen në mendjet e vogla të atyre që lënë komente të tmerrshme në këtë post”, komenton një tjetër.

Komente të këtij lloji janë të shumtë në numër, ndërkohë mund t’i lexoni të gjitha në postimin e mëposhtëm të aktorit të humorit…

View this post on Instagram

Kujdes…!

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on