A ËSHTË AKTORI I HUMORIT NJË ROMEO PËR JONIDA MALIQIN? Këto detaje sapo na bindën (FOTO) - AlpeGossip
A ËSHTË AKTORI I HUMORIT NJË ROMEO PËR JONIDA MALIQIN? Këto detaje sapo na bindën (FOTO)

A ËSHTË AKTORI I HUMORIT NJË ROMEO PËR JONIDA MALIQIN? Këto detaje sapo na bindën (FOTO)

Është komentuar gjatë në media për një lidhje të mundshme midis aktorit të humorit Romeo Veshaj dhe këngëtares Jonida Maliqi.

Këto thashetheme nisën gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar kur Romeo Veshaj postoi nëj foto të një vajze me flokë të zeza dhe të gjithë aluduan se ishte Jonida Maliqi.Gjatë këtyre muajve ata nuk  i mohuan thashethemet por as nuk folën publikisht për marrëdhënien etyre

Ndërkohë që miq të tyre të afërt kanë thënë për “Panorama Plus” se ata kalojnë shumë kohë bashkë në jetën e përditshme, duke mos përjashtuar faktin që fotografët e kapën Romeon në Pallatin e Kongreseve, për të festuar fitoren e Jonidës në Festivalin e RTSH-së me këngën “Ktheju tokës”.

Ishte pikërisht kjo fitore që i dha mundësinë Jonidës të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian, kur ajo të enjten arriti të kualifikohet në finalen që pritet të mbahet sot në mbrëmje në Tel Aviv.

Direkt pas kualifikimit, Romeo postoi një foto të Jonidës si finaliste, tashmë me diçiturën “Grushti i parë, shihemi të shtunën!”.

Ky ishte postimi i dytë që dëshmon mbështetjen hapur të tij që i bën Jonidës, pas atij disa orë para konkurrimit në natën e dytë gjysmëfinale.

Nuk vonuan komentet që nënkuptonin se tashmë Romeo ishte ai që sapo hodhi hapin e parë drejt konfirmimit të thashethemit që qarkullon në rrethin e artistëve, se mes tyre ekziston një marrëdhënie speciale përtej miqësisë. Panorama Plus

ImageImage

Image