Me bikini dhe barkun e rrumbullakosur, Jona Spahiu pozon nga Ibiza (FOTO) – AlpeGossip
Me bikini dhe barkun e rrumbullakosur, Jona Spahiu pozon nga Ibiza (FOTO)

Me bikini dhe barkun e rrumbullakosur, Jona Spahiu pozon nga Ibiza (FOTO)

Moderatorja e njohur Jona Spahiu në datën 10 qershor i dha fund beqarisë në një dasmë madhështore, e cila u komentua gjatë nga mediat. Ajo dhe bashkëshorti, Frenkli, janë nisur së fundmi në muaj mjalti.

Jona ditën djeshme ka shpërndarë disa foto në instastory, ku tregoi se është duke pushuar në një vend bregdetar, madje ndau me fansat edhe disa pamje nga atmosfera romantike që po mbizotëronte në dhomën e gjumit.

Siç dihet Jona është në pritje të ëmbël dhe ndonëse nuk e pranoi asnjëherë publikisht shtatzëninë, në fotot e saj me fustanin e nusërisë ajo tregoi edhe barkun e rrumbullakosur. Moderatorja pak minuta më parë ka zbuluar edhe destinacionin që kanë zgjedhur për muaj mjalti.

Jona ka publikuar një fotot në Instagram teksa shihet duke pozuar e veshur me bikini në Ibiza të Spanjës. Bukuroshja brune ka shfaqur barkun e rrumbullakosur dhe duket qartë që shtatzënia i ka dhënë një nurë që e tregon më të bukur.