Ritvana ka munguar përgjatë javës në “Përputhen” pas fjalëve të Arjan Konomit në puntatën e të hënës. Ajo u largua e prekur nga studioja me Argjendin që i shkoi nga pas.
Mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime” është transmetuar biseda e dyshes në prapaskenë. Argjendi ka ngulur këmbë që Ritvana të kthehej në program, por ajo nuk ka pranuar.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Ritvana: Nuk dua, nuk dua
Argjendi: Unë nuk të lë të shkosh kështu
Ritvana: Jo, të lutem nuk ndihem mirë! Pse nuk e kupton që nuk dua?
Argjendi: Ulu se dua të të sqaroj diçka (e mban nga krahu)
Ritvana: Mos më prek Argjend
Argjendi: Nuk do të thotë gjithmonë se ajo që thotë Arjani është e vërtetë. Ai është opinionist dhe jo me patjetër ka të drejtë
Ritvana: Nuk kam pasur ndërmend të lë studion asnjëherë, nuk jam nga ato, por do pushoj pak. Kaq.