“TI JE THESARI IM…”/ Dedikim për partneren e tij, Luiz Ejlli publikon projektin e ri muzikor – AlpeGossip
“TI JE THESARI IM…”/ Dedikim për partneren e tij, Luiz Ejlli publikon projektin e ri muzikor

“TI JE THESARI IM…”/ Dedikim për partneren e tij, Luiz Ejlli publikon projektin e ri muzikor

Luiz Ejlli ka publikuar ditën e djeshme projektin e tij më të ri muzikor, një këngë që është dedikim për partneren e tij, Kiara Titon.
Kënga titullohet “Dedikim” dhe i gjithë teksti përshkruan ndjenjat e këngëtarit shkodran për partneren e tij.

“Ti e di je thesari im! Kiara, shpirtin ty ta fala”.- janë disa nga fjalët e përdorura në këngën e tij. Videoklipi romantik është i xhiruar brenda në kala dhe personazhet kryesor janë dy fëmijë që pëlqejnë njëri-tjetrin.

Në fund të këngës ata janë dy të rritur që janë në rolin e Luizit dhe Kiarës në ditët e sotme të cilët vazhdojnë të jenë bashkë e të duan njëri-tjetrin. Refreni dëgjohet të jetë emri i moderatores, ky projekt ishte i paralajmëruar nga Luizi.

Teksa Kiara Tito si falënderim për dedikimin shkruan “I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre”.