NË NJË LIDHJE ME DEAN? Kristi habit me përgjigjen, ja si e quan ish-banoren e BB VIP – AlpeGossip
NË NJË LIDHJE ME DEAN? Kristi habit me përgjigjen, ja si e quan ish-banoren e BB VIP

NË NJË LIDHJE ME DEAN? Kristi habit me përgjigjen, ja si e quan ish-banoren e BB VIP

Ish-banori i “Big Brother VIP 2”, Krist Dragot, ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Pushime on Top” në Top Channel,

Ai e mbyll “kapitullin” e aludimeve nëse është apo jo në lidhje me Dea Mishel Hoxhën. Kristi e ka quajtur atë “shok” e madje shpreh habi se përse njerëzit aluduan se mes tyre kishte diçka më shumë se miqësi.

Gjatë kësaj interviste, ai tha se nëse do kishte pasur pëlqim mes tyre, do ishte zhvilluar.

“Dea është një shok shumë i mirë. Është një shok i mirë se kemi disa mendime miqësore, mënyra sesi mendojmë. Më tepër nuk kishte, se po të kishte do të kishim kohë ta zhvillonim dhe brenda dhe jashtë e nuk do kishim frikë ta tregonim se në fund të fundit dy njerëz simpatikë janë, nuk ka turp.

Nuk e kuptoj se pse kanë aluduar njerëzit, por nuk ka ndodhur gjë”– mbyll fjalinë e tij për këtë çështje.