DIKUR I SHKRUANTE TAYNËS/ Rina i rrëmben Rita Orës partnerin (FOTO) – AlpeGossip
DIKUR I SHKRUANTE TAYNËS/ Rina i rrëmben Rita Orës partnerin (FOTO)

DIKUR I SHKRUANTE TAYNËS/ Rina i rrëmben Rita Orës partnerin (FOTO)

Rina do thotë tani “Kush është mami?”

Lista e repereve shqiptare është goxha modeste, por me siguri që një emër si Rina Balaj, i shtuar së fundmi, i ka dhënë goxha potencial këtij zhanri muzikor. Fansat e adhurojnë për rimat unikale që krijon dhe tekstet repuese plot frymëzim dhe gjithashtu Rina është shumë e pëlqyer edhe për fizikun e saj.

Të shumtë janë ata që e konsiderojnë si një nga këngëtaret më seksi shqiptare dhe së fundmi mesa duket do bëjë hapin e madh. Reperja do të realizojë bashkëpunim me reperin e njohur nga Londra, K Koke, i cili këto ditë po qëndron në Kosovë për të finalizuar projektin.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Lajmi.net menaxheri i Rinës, Met Elshani, i cili njoftoi që K Koke po realizon duet me Rinën.

“Londinezi i cili krijoi karrierë edhe në Amerikë, po qëndron për momentin në studiot e On Records, për të finalizuar projektin”, ka thënë Meti.