XHENSILA E THOTË/ Këngëtarja tregon pjesën e preferuar në trupin e Bes Kallakut! – AlpeGossip
XHENSILA E THOTË/ Këngëtarja tregon pjesën e preferuar në trupin e Bes Kallakut!

XHENSILA E THOTË/ Këngëtarja tregon pjesën e preferuar në trupin e Bes Kallakut!

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Klanifornia Show” mbrëmjen e kaluar, Xhensila nuk mundi t’i shpëtonte pyetjeve lidhur me partnerin e saj të jetës, Bes Kallakun.

E pyetur nga moderatorja, Marina Vjollca, se cila ishte pjesa e saj e preferuar në trupin e Besit, këngëtarja s’ngurroi t’i jepte një përgjigje!

Duke qeshur, Xhensila u përgjigj se në trupin e Besit i pëlqente kraharori dhe kjo për një arsye shumë të veçantë: Pasi në kraharorin e Besit gjithmonë gjejnë mbështetje ajo dhe Ajka.

Përgjigjia e saj u duartrokit nga publiku, ndërsa më tej Xhensila tregoi pjesën e trupit të saj për të cilën ishte më krenare.

Këngëtarja u përgjigj me emrin e Ajkës, duke thënë se e vogla është pjesë e trupit të saj.