“DO IA KISHA THËNË SI VËLLA”/ Noizy këshillon publikisht Stresin – AlpeGossip
“DO IA KISHA THËNË SI VËLLA”/ Noizy këshillon publikisht Stresin

“DO IA KISHA THËNË SI VËLLA”/ Noizy këshillon publikisht Stresin

Noizy dhe Stresi kanë bërë paqe prej kohësh me njëri-tjetrin. Dyshja i kanë lënë në të shkuarën sherret e tyre, ndërsa së fundmi Noizy i ka dhënë publikisht një këshillë.

I ftuar në “Why Not”, moderatorja Roza Lati e ka pyetur se çfarë do bënte po të ishte në një shtëpi vetëm me Stresin dhe se çfarë këshille do i jepte. Noizy ka treguar se do e këshillonte Stresin t’i qëndronte larg politikës.

“Do kishim shumë muhabet për të bërë, pafund, që nga 2008. Do e këshilloja të qëndronte larg problemeve pasi merr pjesë shumë në politikë, ndërkohë që politika e lë në baltë, sepse atë di të bëjë politikani. Nuk ka pse të bjerë pre ose të hyjë “all in” për politikën. Jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, populli i thjeshtë ose artistat, duhet të jenë pak më të veçuar nga politika sepse unë personalisht mendoj se ka gjëra që populli nuk i di dhe nuk ja vlen të bëhesh kurban për politikën. Këtë ja kisha sugjeruar, je artist, merru me gjëra më të rëndësishme, bëj muzikë se për atë njihesh. Do ia kisha thënë si vëlla”, është shprehur Noizy.