JO VETËM PROFESIONAL/ Valdrin Sahiti sqaron njëherë e mirë raportin me Elvana Gjatën – AlpeGossip
JO VETËM PROFESIONAL/ Valdrin Sahiti sqaron njëherë e mirë raportin me Elvana Gjatën

JO VETËM PROFESIONAL/ Valdrin Sahiti sqaron njëherë e mirë raportin me Elvana Gjatën

Valdrin Sahiti ka folur për herë të parë për një nga bashkëpunëtoret e tij më të afërta, Elvana Gjata.

Stilisti i njohur thotë për revistën Class se Elvana është shoqja e tij e ngushtë dhe një ndër të paktët njerëz me të cilën nuk ka pasur mosmarrëveshje për punën apo stilin.

“Kemi një raport shumë të mirë përtej raportit profesional.  Jemi shokë të ngushtë dhe kënaqemi shumë bashkë. Është shumë me rëndësi për një artist kur personat që mban afër të frymëzojnë dhe motivojnë për punën e tij apo saj.

Elvana ka një energji të paparë dhe një sens humori tej mase të spikatur dhe çdo gjë si në punë, si në shoqëri edhe nëse si pëlqen e kthen në shaka dhe të bind që më ndryshe do ishte më mirë. Është një ndër njerëzit e vetëm në jetë me të cilët s’kam ndërruar kurrë asnjë muhabet në raport me punën, stilin, pëlqyeshmërinë sepse pak a shumë jemi në të njëjtat frekuenca”.