SI U KRIJUA HITI “ZOTËRIA JUAJ”? Agim Gërguri zbulon historinë që fshihet pas tij – AlpeGossip
SI U KRIJUA HITI “ZOTËRIA JUAJ”? Agim Gërguri zbulon historinë që fshihet pas tij

SI U KRIJUA HITI “ZOTËRIA JUAJ”? Agim Gërguri zbulon historinë që fshihet pas tij

Ajo është një nga këngët më të njohura të grupit “Fisnikët” dhe ndër më të pëlqyerat ndër vite.

Ndaj këngëtari i grupit, Agim Gërguri nuk mund t’i shpëtonte pyetjes sesi u krijua ky hit, mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”.

Ndryshe nga ç’mund ta imagjinonim që kjo këngë do ishte frymëzuar nga ndonjë histori dashurie, Gërguri ka treguar të kundërtën.

“Kam qenë në shkollë të mesme, viti ’82, isha 17 vjeç. Në atë kohë ka ardhur në Kosovë nga nëna Shqipëri filmi “Tinguj lufte”. Është një djalë aty që luan me violinë dhe zotëri Garipi. Tërë kohën ai përmendet si ‘Zotëri, zotëri’.

Unë duke shkuar në shtëpi po mendoja pse mos e bëj një tekst dashurie me këtë temë. Ta lidh me temën: Pse zotëria nuk e lë vajzën të dalë me mua, pse më bërtet. E kam kompozuar në vitin 1982. Në atë vit kompozova edhe këngën ‘Shiu’ por e inçizova në vitin 2000”, tha këngëtari.