ME BRINJË DHE DORË TË THYER/ Këngëtarja e famshme përfundon në spital pas lëndimeve të rënda – AlpeGossip
ME BRINJË DHE DORË TË THYER/ Këngëtarja e famshme përfundon në spital pas lëndimeve të rënda

ME BRINJË DHE DORË TË THYER/ Këngëtarja e famshme përfundon në spital pas lëndimeve të rënda

Mel B ka përfunduar në spital! Këngëtarja e “Spice Girls” i kërkoi falje fansave se nuk mund të ishte pranë tyre, pasi kishte thyer dy brinjë dhe krahun e djathtë. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo tregoi se duhet të bëjë shumë kujdes dhe vetëm të pushojë.

 

“Faleminderit shumë të gjitha infermiereve dhe doktorit të mrekullueshëm për të gjithë kujdesin që më kanë dhënë këtu në spital. Po vuaj nga dy brinjë dhe një dorë e thyer dhe po më japin kujdesin maksimal” – tha këngëtarja e famshme.

Mel B vijon duke treguar se operacioni zgjati më shumë se tre orë, pa shpjeguar sesi u lëndua.

“Fatkeqësisht kam anuluar takimin tim me fansat për firmosjen e librave në New York. Ju kërkoj falje të gjithë atyre që blenë një biletë për të më takuar. Ju premtoj se do takohemi në një ditë tjetër, por tani më duhet të kujdesem për krahun e djathtë që është i gjithi i mbledhur, si dhe për brinjët e thyera. Ohh, nuk e shpjegoj dot dhimbjen por mos u shqetësoni sepse jam në duar të sigurta.” – përfundoi këngëtarja.

Fatmirësisht, nëna e tre fëmijëve u vizitua nga mikeshat e saj të grupit “Spice Gils”, Geri Halliwell, Emma Bunton dhe Melanie C.