Partneri juaj shikon femra të tjera ndërkohë që është me ju? Çfarë të bëni… – AlpeGossip
Partneri juaj shikon femra të tjera ndërkohë që është me ju? Çfarë të bëni…

Partneri juaj shikon femra të tjera ndërkohë që është me ju? Çfarë të bëni…

Të gjitha vajzave ju ka ndodhur të paktën një herë në jetën e tyre që të jenë së bashku me partnerin dhe ai të shikojë femrat e tjera. Kjo është një situatë mjaft shqetësuese, por femra nga sot duhet ta mendoni ndryshe. Kthimi i shikimit të meshkujve tek femrat e tjera është i natyrshëm për ta.

Ata thjesht nuk e shmangnin dot. Nëse ai shikon një vajzë të bukur, ju këshillojmë të mos i bërtisni, pasi do e bëni atë më shumë kurioz për ta parë. Gjithsesi ne përmes këtij artikulli do ju tregojmë 2 arsye se përse meshkujt shikojnë femra të tjera edhe kur janë me partneren e tyre:

 

1.Për shkak të funksionit të trurit

Hulumtimet tregojnë që pjesa e trurit të mashkullit është e lidhur me kërkimin e partnerit seksual 2.5 herë më shumë se sa pjesa e njëjtë te femrat. Thjesht, e kanë në natyrë që të kthejnë shikimin nga “femra” potenciale.

 

2.Testosteroni ka rol të madh

A e keni ditur që meshkujt në venat e tyre kanë gjashtëfish më shumë testosterone sesa femrat? Ky hormon ul kontrollin e impulseve, çfarë do të thotë që meshkujt një herë shikojnë dhe pastaj mendojnë.