2019 VITI I DASHURISË/ Këta janë 10 VIP-at që pranuan pa problem lidhjet e tyre romantike – AlpeGossip
2019 VITI I DASHURISË/ Këta janë 10 VIP-at që pranuan pa problem lidhjet e tyre romantike

2019 VITI I DASHURISË/ Këta janë 10 VIP-at që pranuan pa problem lidhjet e tyre romantike

Viti 2019, përveç ndarjeve ka patur dhe shumë momente të bukura siç kanë qenë ato kur VIP-at tanë kanë pranuar lidhjet e dashurisë.

Disa lidhje të vjetra që mohoeshin e disa të tjera të sapokrijuara, personazhet e famshme menduan se ky ishte viti i duhur për të shprehur para publikut dashurinë që ata kanë për partnerët e tyre.

Më poshtë ne do t’ju përmbledhim VIP-at të cilët në 2019, vendosën mos ti mbanin më marrëdhëniet e tyre sekret.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Moderatorja dhe regjisori i njohur në fillimet e lidhjes së tyre nisën të ngacmonin syrin e publikut nëpërmjet flirtimeve aq të dukshme në fotot e njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Më pas udhëtimet në të njejtat vende që si për çudi të dy ishin ndodhur në të njejtën kohë, darka dhe dreka nën shoqërinë e njëri-tjetrit derisa momenti erdhi. Çifti filloi të shfaqej në publik krah njëri-tjetrit pa patur problemin se dikush mund ti shihte. E ktu u kuptua që dyshja janë tepër të lumtur bashkë dhe nuk ka më dyshime se po shijojnë një histori të bukur dashurie. Vlen gjithashtu për tu përmendur se Eduarti e ka mik të mirë djalin e Arbanës, pra, gjërat janë serioze.

Olsi Bylyku dhe Egli

Olsi Bylyku u fotografua në krah të së dashurës së tij gjatë premierës së filmit ”2 gisht mjalt” dhe në prill të 2019, në ”BE Caffe” pranoi publikisht se ishte i dashuruar me Eglin, vajzën që ka studiuar për kanto. Gjithashtu bëjmë të ditur se çifti janë akoma bashkë dhe duken më të lumtur se kurrë.

Young Zerka dhe Ronela Hajati

Prej kohësh ishte kuptuar se Young Zerka dhe Ronela ishin në një lidhje ama nuk kishte patur asnjë reagim konkret nga ana e tyre. Në publik shiheshin shumë shpesh bashkë ama publiku nuk e ndante dot mendjen se çfarë lidhje kishin. Vetëm në nëntor të këtij viti, Zerk pranoi për ”Prive” se Ronela nuk ishte vetëm mikja e tij por gjithashtu e dashura e tij, ndryshe, ”Shpirti binjak”.

Gent Fatali dhe Rozafa Zefi

Gent Fatali dhe Rozafa e cila është motra e Loredanës kishin kohë që përfliteshin se ishin në një lidhje. Fotot në vende dhe momente të njejta si dhe ngacmimet në rrjetet sociale i kishin bërë njerëzit të dyshonin por, reperi ishte shprehur se e kishte kushërirë. Pasi loja e ”kushërirës” nuk i eci, ditën e djeshme në ”Glamour Zone”, Genti pranoi se ishte në një lidhje dashurie me Rozafën dhe se ndihej tepër i lumtur.

Bora Zemani dhe Donald Veshaj 

Prej muajsh dyshja ishin në qendër të vëmendjes së publikur dhe kjo prej ngacmimeve që ndodhnin mes tyre. Edhe pse nuk e kanë pranuar plotësisht lidhjen e tyre, ndryshe nga më parë, ata tani nuk fshihen më. Dyshja shifen në publik sëbashku dhe madje në disa raste fotot e postuara të Borës në një kuzhinë teksa pinte kafe duke e shoqëruar me shkrimin ”Gjithçka dua është dashuri dhe kafe”, në fakt ishin të shkrepura në shtëpinë e Donaldit. Çifti gjithashtu udhëtojnë bashkë dhe kjo gjë është kuptuar mirë nga të gjithë kështuqë nuk kemi më nevojë për vërtetim. Dyshja duket e lumtur dhe kështu qofshin gjithmonë!

Genta Ismajli dhe Huseyin Usta

View this post on Instagram

We are most alive when we’re in love 🥰

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on

Këtë vit dhe Genta Ismajli dhe një lajm të mirë për të gjithë fansat e saj. Këngëtarja bukuroshe është në një lidhje me biznesmenin turk dhe madje do të martohen. Vetëm kohët e fundit ajo ka filluar të bëjë gjithçka akoma më shumë publike duke na kënaqur sytë me fotot e videot romantike që poston.

Eliona Pitarka dhe Desi

Aktorja bukuroshe e humorit gjithnjë është përpjekur ta mbajë jetën e saj private larg syrit të publikut por këtë vit në ”Dance with me” bukuroshja pranoj se është në një lidhje dashurie me një djalë i cili quhet Desi dhe jo, ne nuk e njohim pasi nuk është personazh publik.

Mc Kresha dhe Erzina Shehu

Reperi i njohur ishte përfolur për një lidhje me Erzinën bukuroshe pasi ishin parë dhe në publik bashkë por nuk e pranoi këtë gjë deri në momentin kur e kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë në dhjetorin e këtij viti. Tashmë është bërë me dije se çifti priten të bëhen dhe prindër. Jetë të lumtur Kreshës dhe Erzinës!

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Dyshja në fjalë u kapën mat disa herë duke u puthur e duke ndenjur në shoqërinë e njëri-tjetrit por i pari që do ta bënte publike lidhjen e tyre ishte Romeo i cili postoi një fotot të tyren në profilin e Instagramit që në fakt pas skandalit të videos ku Jonida Maliqi i kapte të pasmet Flori Muamjesit, është fshirë. Nuk e dimë nëse çifti vazhdojnë akoma bashkë por një gjë është e sigurt, ata janë pjesë e VIP-ave që vitin 2019 e konisderuan si vitin e përshatshëm që të gjithë ta dinin se ishin të dashuruar.

Ledri Vula dhe Sara Hoxha

Pasi ishin parë sëbashku disa herë në të njejtat vende dhe në të njejtat momente duket se skishte më dyshime se dyshja ishin bashkë. Ngacmimeve dhe ”kunjave” në Instagram nëpërjet fotove dhe shkrimeve iu ”vu vula” kur Ledri i ftuar dasëmën e një miku të përbashkët së bashku me Sarën, e tërhoqi këtë të fundit në mes të pistës duke e puthur e përqafuar teksa kërcenin. E pas kësaj videoje, dyshimeve se Ledri tashmë ishte i zënë ”iu vu kapaku”. /AlpeGossip.al