Kylie Jenner zbulon surprizën e madhe, por fut në sherr Luanën dhe Marinën (FOTO) – AlpeGossip
Kylie Jenner zbulon surprizën e madhe, por fut në sherr Luanën dhe Marinën (FOTO)

Kylie Jenner zbulon surprizën e madhe, por fut në sherr Luanën dhe Marinën (FOTO)

Kourtney Kardashian do të vijnë me një bashkëpunim të ri në linjën e kozmetikës dhe kanë nxjerrë në treg tri mini-palete të reja. Dy motrat e familjes Kardashian ndihen mjaft të lumtura për këtë bashkëpunim të ri, i cili pritet të jetë si gjithmonë i suksesshëm.

Në këtë foto ka komentuar edhe Luana Vjollca duke iu referuar motrës së saj të madhe, Lira Vjollcës.

“Unë dhe ti”, komenton Luana duke iu drejtuar Lirës.

Pikërisht ky koment ka nxehur Marinën, e cila ka treguar zemërimin e saj që nuk është bërë pjesë e komentit të Luanës. Dy moderatoret e njohura dallohen gjithmlonë për zënkat mes tyre dhe hatërmbetjet që nuk kanë problem t’i shprehin edhe në publik.

Mirëpo Luana i është kundërpërgjigjur menjëherë duke i treguar se nuk e ka përfshirë Marinën pasi i është referuar fotos ku janë motra e madhe dhe e vogël e familjes Kardashian.

“Hahaha motra e madhe dhe motra e vogël pra”, shkruan Luana.