Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, festoi një ditë më parë ditëlindjen dhe surprizat për të nuk kishin fund.
Hashtagu #hbdluiz (Gëzuar ditëlindjen Luiz) është përdorur 105 mijë herë në më pak se 24 orë, duke u bërë kështu trend në Shqipëri dhe Kosovë.
“Faleminderit të gjithëve. Zoti ju bekoftë”, shkruan Luizi pasi mësoi lajmin e bukur për të.
Megjithatë, dhuratën më të veçantë, Luiz Ejlli e mori nga partnerja e tij, Kiara Tito. Sapo akrepat shënuan, 00:00, moderatorja e njohur e mori bashkëshortin e saj në një ambient romantik të mbushur me trëndafila të kuq dhe i uroi 38-vjetorin