SI DUKET LOREDANA SHTATZËNË? Mozzik na e tregon me këtë VIDEO – AlpeGossip
SI DUKET LOREDANA SHTATZËNË? Mozzik na e tregon me këtë VIDEO

SI DUKET LOREDANA SHTATZËNË? Mozzik na e tregon me këtë VIDEO

Loredana është në pritje të ëmbël dhe lajmi është konfirmuar jo zyrtarisht përmes fotove dhe videove që ajo dhe Mozzik publikojnë herë pas here.

Edhe pse ata nuk e kanë konfirmuar ende zyrtarisht lajmin, detaje të tilla si barku i rrumbullakosur i këngëtares, apo postimet prekëse si fotoja e djeshme e luaneshës që mbronte këlyshin e vogël, e kanë nxjerrë haptazi atë.

Por nëse ka një gjë që Mozzik e pranon menjëherë, është zbukurimi i Loredanës gjatë këtyre muajve të pritjes së foshnjës.

Ai e pëlqen aq shumë pamjen e saj saqë shpesh e filmon dhe videon e publikon në Instagram.

Së fundi, reperi i njohur ka publikuar një video në Instastory, ku fokuson më tepër fytyrën e Loredanës.

Ai e ka publikuar më pas videon për të thënë se pamja e gjysmës tjetër të tij nuk ka nevojë për filtra. Sigurisht Loredana ia ka shpërblyer këtë më fjalët më romantike: Të dua o njeri!