NËNA E FANSES KISHTE 3 VITE NË KOMA/ Taylor Swift dhuron 15 mijë dollarë – AlpeGossip
NËNA E FANSES KISHTE 3 VITE NË KOMA/ Taylor Swift dhuron 15 mijë dollarë

NËNA E FANSES KISHTE 3 VITE NË KOMA/ Taylor Swift dhuron 15 mijë dollarë

Taylor Swift ka treguar sërish anën e saj bujare, pasi i ka dhuruar një fanseje 15.500 dollarë për të ndihmuar nënën e saj të sëmurë.

Vajza e quajtur Sadie kërkonte ndihmë për të gjetur fondet e nevojshme për kurën e nënës, që ka qëndruar në koma për 3 vite.

Taylor i dhuroi paratë në një faqe ‘online’ dhe në nënshkrim përfshiu edhe emrin e maces së saj. Falë ndihmës së këngëtares familja në nevojë arriti të tejkalonte edhe shumën e kërkuar të parave.

Kjo nuk është hera e parë që Taylor ka bërë donacione të ndryshme për një kauzë të caktuar. Ajo ndihmon rregullisht fansat që kanë nevojë dhe në vitin 2016-të dhuroi 1 milionë dollarë pas një përmbytje shkatërrimtare në Louisiana të SHBA-ve.