PËR NJË QËLLIM TË VEÇANTË/ Majku “i vjedh” këngën Elvana Gjatës (VIDEO) – AlpeGossip
PËR NJË QËLLIM TË VEÇANTË/ Majku “i vjedh” këngën Elvana Gjatës (VIDEO)

PËR NJË QËLLIM TË VEÇANTË/ Majku “i vjedh” këngën Elvana Gjatës (VIDEO)

Reperi Majk vendosi që të bëj një urim shumë unik për Ditën e Flamurit. Për këtë mblodhi shoqërinë pranë flamurit kuqezi dhe improvizoi një këngë aty për aty.

Majk postoi një video në Instagram, ku shihet me disa miq të tij, të cilët e shoqërojnë këngëtarin teksa këndon live “o kuq e zi”.

“Urime Dita e Flamurit Shqipëri etnike”, shkroi Majk nën videon të postuar disa orë më parë.

Por ritmi i përdorur nga reperi mund t’ju duket i dëgjuar. Ai e nisi improvizimin sipas ritmit të këngës së njohur italiane, “Bella Ciao”.

Më pas me të gjithë miqtë e vijoi sipas ritmit të këngës “Xheloz” të Elvana Gjatës. Pavarësisht se mund t’i ketë marrë apo jo “leje”, këngëtarja shqiptare me siguri do të jetë krenare që ritmi i këngës së saj të përdoret për këngë drejtuar flamurit.