“ËSHTË XHELOZE”/ Për herë të parë, Arjola Demiri flet për SHERRIN me Renada Cacin – AlpeGossip
“ËSHTË XHELOZE”/ Për herë të parë, Arjola Demiri flet për SHERRIN me Renada Cacin

“ËSHTË XHELOZE”/ Për herë të parë, Arjola Demiri flet për SHERRIN me Renada Cacin

Arjola Demiri ka folur për herë të parë në lidhje me deklaratat e forta të koleges së saj Renada Cacin, e njohur për rolin e “Luzes” në programin e humorit ‘Portokalli’, e cila i doli kundër aktores nëpërmjet një story të saj në Instagram dhe duke shprehur gjithashtu mbështetjen e saj për Donald Veshajn.

Direkt pas saj erdhi dhe reagimi i motrës së Arjolës ku akuzoi Rendadën se kërkon vëmendje me postimet e saj pasi askush nuk e njeh aktoren, duke e kthyer kështu në një sherr virtual.

E pyetur nga “Goca dhe gra”, Arjola  u shpreh se aktorja ka xhelozi ndaj saj dhe se ajo personalsisht e ka pasur shumë qejf atë.

“Ajo është xheloze profesionalisht. Unë e kam pasur shumë qejf, e së bashku me të dhe Albanën që e kam mikeshë, por ajo shpreh xhelozi. Unë s’kam gjë për ti thënë nëse ajo ka le të ma thotë mua”.– ka thënë aktorja.