“Ha ç’të më dalë para!” Këngëtarja shqiptare “lëshon dorën” këtë verë, ndaj mos prisni ta shihni elegante – AlpeGossip
“Ha ç’të më dalë para!” Këngëtarja shqiptare “lëshon dorën” këtë verë, ndaj mos prisni ta shihni elegante

“Ha ç’të më dalë para!” Këngëtarja shqiptare “lëshon dorën” këtë verë, ndaj mos prisni ta shihni elegante

Këngëtarja Nora Istrefi ka treguar se kjo periudhë vere është aq e ngjeshur për të dhe bashkëshortin Robert Berisha, saqë s’kanë kohë as të ushqehen.

Në një intervistë për edicionin veror të ABC Neës, ajo u kërkoi fansave që të mos presin ta shohin elegante këtë verë:

“S’kam kohë të merrem me palestër as ushqime të shëndetshme. Mos më shihni për këtë verë, ha ctë më dalë të para. Jemi akoma të dhënë pas palestrës por jo për sezon vere”, u shpreh Nora.

Sa i përket performancës së motrës Era Istrefi në finalen e Botërorit, Nora tha se mburret me të:

“Era na ka bërë krenarë gjithë shqiptarëve me performancën e finales së futbollit, e do të ketë më shumë mundësi e dyer të hapura. Jam e lumtur për Erushin tim që e dua shumë dhe kam qejf ta shoh aty ku e meriton në majën e top listave”.